image ​“Durimit tonë i ka ardhur fundi”, gastronomët protestojnë më 15 dhjetor

Sociale

​“Durimit tonë i ka ardhur fundi”, gastronomët protestojnë më 15 dhjetor

news image

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë për datën 15 dhjetor, në shenjë pakënaqësie me masat e fundit të qeverisë antiCOVID.

Në një njoftim në Facebook, gastronomët kanë thënë se protesta do të mbahet në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Postimi i plotë:

Durimit tonë i ka ardhur fundi!

Jemi duke duruar që 19 muaj duke i mbajtur mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restoranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit.

Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosur e as bukë s’po na japin. Po i thërrasim e s’po na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë. Që tre muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar.

Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë!

BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhur fundi!

Ju ftojmë t’i bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelerisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për t’i mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!.

/GazetaSinjali/