image ​Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqje

Futboll

​Bartomeu dhe i gjithë bordi i Barcelonës pritet të japin sot dorëheqje

news image

Presidenti i Barcelonës dhe i gjithë bordi drejtuesi i klubit katalunas pritet të japin sot dorëheqje.

Siç dihet, ishte planifikuar tashme një mocion mosbesimi ndaj presidentit aktual, i cili pritet të mbahet së shpejti, por Bartomeu kishe kërkuar shtyrjen e këtij mocioni duke u arsyetuar se kjo do ta rrezikonte shëndetin e pjesëmarrësve në votim nga koronavirusi.

Kërkesa e tij nuk është miratuar dhe në shenjë revolte, Bartomeu raportohet se i ka kërkuar bordit dorëheqjen e menjëhershme, shkruan “Sport”.

Gjithnjë sipas “Marca”, sot pritet të mbahet një konferencë për media, ku edhe pritet të njoftohet për dorëheqjen e Bartomeut dhe të gjithë bordit drejtues të Barcelonës. /Gazeta Sinjali/