image ​Barcelona e interesuar për Agueron

Futboll

​Barcelona e interesuar për Agueron

news image

Kun Aguero pritet të bashkohet me Messin në “Camp Nou”.

Barcelona është e interesuar të nënshkruajë me sulmuesin e Manchester Cityt, Sergio Aguero, si transferim në formën e agjentit të lirë, në fund të këtij edicioni.

32 vjeçari i cili ka qenë sulmues edhe i Atletico Madridit, është pa kontratë këtë verë, dhe thuhet se ende nuk i është ofruar një kontratë e re nga skuadra e Pep Guardiolas.

Barça janë në kërkim të një sulmuesi me përvojë që pas largimit të Luis Suarez, dhe pritet të hynë në bisedime me Agueron. Një marrëveshje mund të jetë lehtë e arritshme pasi që argjentinasi ka kontakte të mira me kapitenin dhe yllin e Barcelonës, Lionel Messi. 

/Sinjali Sport/