Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuar për kontrabandim me emigrantë.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se sot rreth orës 14:00, stacioni policor nga Policia kufitare rajoni “Përendimi”, kanë identifikuar pesë të dyshuar, si taksisë, të cilët kishin për qellim bartjen e 20 emigrantëve, të cilët ishin nga Siria.
Komunikata e plotë e Policisë:
“Policia e Kosovës në vazhdën e angazhimeve aktive të saj, garantimit të sigurisë së përgjithshme për qytetarët, mbajtjen e rendit publik dhe ofrimin e lëvizjes së lirë në tërë territorin e vendit, është duke punuar me përkushtim, përmes Departamenti të Policisë Kufitare edhe në menaxhimin sa më profesional dhe kontrollin e kufirit shtetror të Republikës së Kosovës.
Gjatë përpjekjeve të vazhdueshme të PK-së në luftimin e dukurive negative, veçanërisht luftën e pakompromis kundër kontrabandimit me emigrantë, pas angazhimeve operative dhe hetimore sot me datë 27.01.2020, rreth orës 14:00, stacioni policor nga Policia kufitare rajoni “Përendimi” kanë identifikuar një autmjet të dyshuar, me shenjën “taxi”, i cili ishte i ndaluar në dalje të autostradës, afër fshatit Vërmicë. Ngasësi i automjetit, në momentin që kanë ardhur edhe disa automjete të tjera, është çkyqur nga autostrada dhe së bashku me automjetet e tjera, janë ndaluar te një restaurant në Vërmicë. Njësitë policore menjëher kanë ndermarr veprime të nevojshme për identifikimin edhe të ngasësve të tjerë të automjeteve dhe është konstatuar se të gjithë ishin “taksist”; Katër (4) nga të cilët ishin nga Regjioni i Mitrovicës, ndërsa njëri (1)nga Regjioni i Pejës.
Gjatë veprimeve hetimore është kuptuar se ata kishin ardhur për të bërë bartjen e disa pasagjerëve dhe se njëri nga taksistët, ka qenë në komunikim përmes telefonit, me një person që dyshohet se është nga Republika e Shqipërisë dhe një person tjetër, me të cilin kanë komunikuar në gjuhën serbe.
Pas marrjes se informacioneve lidhur me vendndodhjen e pasagjerëve (emigrantëve), njësitet policore, kanë shkuar së bashku me taksistët dhe rreth njëzet (20) migrantë nga Siria menjëherë kanë vrapuar që të futen në automjete.
Policia ka ndermarr veprime të menjëhershme në lokacion dhe pas konsultimit edhe me prokurorin kompetent të krimeve të rënda, taksistët janë arrestuar dhe ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore, ndërsa automjetet e tyre janë sekuestruar. Përderisa, me njëzet (20) migrantët është marr njësia për megrim dhe të huaj në kuadër të PK-së dhe hetuesit Rajonal, për trajtimin e tyre sipas ligjeve të aplikueshme në vend. /Gazeta Sinjali/