Punëtorët teknikë dhe sigurimi fizik nëpër qendrat spitalore dhe ambulantë po planifikojnë të hyjnë në grevë. Kjo për shkak të mosmarrjes së pagave shtesë. Kështu thuhet në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.
Nëpërmjet një njoftimi nga sindikata thuhet se fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë këtyre punëtorëve.
“Pas mosreflektimit të Qeverisë së Kosovës dhe presionit të punëtorëve lidhur me mosmarrjen e pagave shtesë për kohen e pandemisë, Sindikata e Sektorit Privat te Kosovës këtë javë do t’i kryejë të gjitha përgatitjet për një grevë gjenerale. Dhe fundi i javës së ardhshme do të jetë fillimi i grevës së përgjithshme të të gjithë punëtorëve teknik dhe sigurimit fizik nëpër qendrat spitalore dhe ambulantat. Qeveria edhe pas 20 ditësh nuk doli me vendim lidhur me pagesat e kësaj kategorie”, thuhet në njoftimin e sindikatës. /Gazeta Sinjali/