Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se është therur me thikë nga një i panjohur, duke i shkaktuar lëndime të renda trupore.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në lagjen Dardania.
Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është liruar për shërim shtëpiak.
Rasti është duke u hetuar./Gazeta Sinjali/