Kreu i Kishës Katolike Romake, Papa Francesku, do të shërbejë meshën për Krishtlindje në Vatikan pa praninë e besimtarëve, ashtu si kaloi Pashkët gjatë karantinës për shkak të virusit korona, njoftoi sot agjencia e lajmeve CNA, transmeton Gazeta Sinjali.
Vatikani njoftoi se ceremonitë për Krishtlindje do të jenë të një “karakteri privat”, pa praninë e besimtarëve dhe trupit diplomatik dhe se gjithçka do të jetë në internet.
Dhjetori është tradicionalisht muaji në të cilin meshat tërheqin mijëra besimtarë në Romë.
Papa 83-vjeçar duhej të hiqte dorë nga afrimi me besimtarët në pranverë, si dhe nga udhëtimet jashtë vendit dhe ceremonitë e shumta.
Më shumë se 37 mijë njerëz kanë vdekur në Itali që nga fillimi i epidemisë së virusit korona. /Gazeta Sinjali/