Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim burrit me iniciale B.A, i cili dyshohet për sulm seksual ndaj dy të miturave nën moshëm 14 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjykata ka konstatuar se paraburgimi është masë adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, ngase duke pasur parasysh peshën e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale si dhe moshën e të dëmtuarave/miturave, tregojnë rrezikun se nëse i pandehuri ndodhet në liri, mund të përsërisë vepër penale të njëjtë apo të ngjashme.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Sinjali/