Agjenda e emisarit evropian për dialogun Miroslav Lajçak:
-takim me presidentin Hashim Thaçi (Presidencë, ora 09:35)
- takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti (LVV, ora 10:40)
- takim me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli (PDK, ora 11:40)
- takim me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj (AAK, ora 13:45)
- takim me Peshkopin e Ipeshkvisë së Rashkës dhe Prizrenit, Teodosije (Ora 15:40)
- takim me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj (NISMA, ora 16:20)
- takim me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli (AKR, ora 17:00)
- takim me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq (Ora 17:40)
- takim me përfaqësuesit e minoriteteve jo serbe (Ora 18:20)
- takim me deputetin e PDK-së, Enver Hoxhaj (Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, ora 19:00)
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me Pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të mbajë ceremoninë e ndarjes së patentë-shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar. (Objekti i ARC-së, ora 10:00)
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës organizon tryezë diskutimi mbi Projektligjin e Shëndetësisë si pjesë e pakos legjislative të Ministrisë së Shëndetësisë. (Hotel International Prishtina, ora 10:00-13.00)
Agjencia për Barazi Gjinore në kuadër të Zyrës së Kryeministrit në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore mban takim konsultativ të nivelit të lartë, me temë “Fuqizimi ekonomik si parakusht i parandalimit të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”. (Hotel Emerald, Prishtinë ora 10:00-12:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitë në QRTK-Prizren. (11:00)
Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) mban konferencë për media mbi klimën e biznesit. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Llogaridhënia e gjykatësve dhe prokurorëve”. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 11:00-11:30)
Ministria e Shëndetësisë do të pranojë një donacion nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS). (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:30)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, përuron ndërtesat-shtëpitë e banimit në kuadër të programit ‘Masa preventive-intervenime emergjente në Qendrën Historike të Prizrenit’. (Në afërsi të Kompleksit të LSHP-së Prizren, ora 11:30)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi takim me filigranistet. (Ora 12:00)
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi vizitë në Kalanë e Prizrenit. (Ora 12:30)
Komisioni hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, interviston Bajram Zejnullahun, kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)
Komuna e Prishtinës prezanton brendin dhe platformën informuese turistike të Prishtinës. (Kinemaja ‘Armata’, Prishtinë ora 13:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me Ermina Lekaj-Përlaskaj, deputete në Parlamentin e Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 14:00)
Bëhet hapja e projektit “Mbёshtetja e BE-së pёr Konkurrueshmёrinё e sektorit kosovar tё ICT”, financuar nga Zyra e BE-së dhe implementuar nga WEglobal dhe Prishtina REA, pёr tё pёrmirёsuar kapacitetet e ICT tё Fuqisё Punëtore nga fusha e ICT në Kosovё. (Qendra pёr Aftёsim Profesional nё Prishtinё, mbrapa Qendrёs Sociale-Edukative “Don Bosko”, ora 17:00)/Gazeta Sinjali/