Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nesër organizon dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Civil të Republikës së Kosovës.
GP i tyre do të jetë i asistuar nga Komiteti për Drejtësi dhe do të mbahet nesër në orën 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.
LVV njofton se për shkak të rrethanave me pandeminë COVID-19, dëgjimi publik do të mbahet online, përmes platformës Zoom. /Gazeta Sinjali/