Njëra nga vendet që është prekur më së shumti në nivel evropian dhe e dyta në botë, menjëherë pas Kinës, nuk pritet të dalë nga gjendja e krijuar me koronavirus edhe për të paktën tre muaj.
“Italia nuk do të dalë për një tjetër “tre muaj” nga kriza e shkaktuar nga pandemia e Covid-19 që ka lënë të vdekur rreth 3 mijë njerëz”, tha epidemiologu Massimo Galli, drejtuesi i shërbimit epidemiologjik në spitalin më të madh të Milanos.
“Shpresoj se mund ta mposhtim virusin në të paktën tre muaj pasi kemi filluar të zbatojmë disa rregulla. Dhe tashmë është një kohë shumë e gjatë,” tha ai për mediat italiane.
Italia ka vendosur masa shumë të rrepta të izolimit të popullatës, ndjekur nga mbyllja e shkollave dhe dyqaneve që nuk shesin ushqime dhe nevoja themelore.
“Kjo nuk është dhe nuk do të jetë e shkurtër, por nëse është afatshkurtër, unë do të jem i pari që e pres me padurim,” shtoi ai.
Galli gëzon një profil të lartë në mesin e ekspertëve në Itali, ku ai drejton Departamentin për sëmundje infektive në spitalin Sacco në Milano, Lombardia, provinca veriore e vendit me epideminë më të rëndë, me gati 2,000 të vdekur dhe mbi 17,000 të infektuar.