Duket se nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj ekipeve që janë pjesë e krijimit të Superligës Evropiane, por goditjen më të rëndë do ta marrin skuadrat që tashmë janë pjesë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Në këtë mes nuk bënë pjesë gjiganti francez Paris Saint Germain që nuk ka pranuar të përfshihet në idenë krijimit të kësaj gare të re evropiane.
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së dhe Presidenti i Federatës Daneze të futbollit, Jasper Moller, ka thënë që pret përjashtimin e Chelseat, Manchester Cityt dhe Real Madridit për shkak të pjesëmarrjes në themelimin e Superligës.
“Këto klube duhet të përjashtohen dhe pres që kjo të ndodh të premten”, tha shkurtimisht Moller për “Reuters”.
Në rast se ndodhë ky përjashtim, atëherë PSG mund të shpallet automatikisht fituese e Ligës së Kampionëve./Gazeta Sinjali Sporti/