Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 4 mijë e 63 testime, prej të cilave 25 persona kanë rezultuar pozitiv.
Tutje sipas njoftimit bëhet e ditur se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, kurse janë shëruar 7 persona.
Numri total i të shëruarve është 120.125 që nga fillimi i pandemisë.
Ndërsa numri aktiv i pacientëve me COVID-19 është 272. /Gazeta Sinjali/