Zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, Isme Humolli, ka folur rreth sigurisë së testeve COVID-19 në vendin tonë, shkruan Gazeta Sinjali.
Humolli u shpreh se në këto teste të realizuara mund të ndodhin gabime, por që rezultatet në përgjithësi janë të sakta.
“Sa i përket PCR testeve po ju përkujtoj që në tetor të viti 2020 në bashkëpunim të OBSH-së dhe me insistim të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë erdhi instituti Robert Koch së bashku me grupin e ekspertëve të ekipit emergjent dhe kanë qëndruar në Kosovë për tre javë. Gjatë asaj kohe është bërë vlerësimi dhe licensimi i rezultateve të laboratorit të IKSHPK-së”, tha Humolli për RTV 21.
Ajo tha se mostrat e Kosovës të cilat janë dërguar për kontroll të kualitetit në shtetet e jashtme, kanë pasur një siguri jashtëzakonisht të lartë.
“Por gjithmonë ekziston mundësia për gabime. Qoftë gabimet humane gjatë marrjes së strishos, gjatë përgatitjes së strishos etj. Mund të ketë edhe gabime njerëzore edhe aparatura”, shtoi ndër të tjera ajo./Gazeta Sinjali/