image Dalin rezultatet për koronavirus të futbollistëve të Kosovës

Futboll

Dalin rezultatet për koronavirus të futbollistëve të Kosovës

news image

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme futbollistët dhe stafi i Kombëtares, por edhe zyrtarët e FFK-së që do të udhëtojnë në Itali i kanë kryer testet PCR në laboratorin e licensuar të UEFA-s.

Asnjë nga futbollistët apo stafi nuk është i infektuar me koronavirus.

Kësisoj, “Dardanët” sot do të udhëtojnë të kompletuar për në Parma të Italisë.

Nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e parë të këtij edicioni të Ligës së Kombeve ndaj Moldavisë./Gazeta Sinjali/