image Nga sot testet serologjike për COVID-19 do të kryhen edhe në Gjilan

Shëndetësi

Nga sot testet serologjike për COVID-19 do të kryhen edhe në Gjilan

news image

Duke filluar nga sot, në Qendrën e Shëndetit Publik në Gjilan do të kryhen teste serologjike për COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.

Komuna e Gjilanit ka njoftuar qytetarët se fillimisht do të testohet stafi shëndetësor, policët dhe pastaj të gjithë qytetarët.

“Fillimisht, do të testohet stafi shëndetësor i shëndetësisë primare dhe sekondare, për të vazhduar me policinë dhe të gjithë qytetarët. Ndërkohë, shumë shpejt do të fillojmë edhe me punimin e testeve për RT-PCR. Jemi të lumtur që kemi arritur në këtë nivel fal aparaturës që na ka ardhur në Gjilan”, ka deklaruar Sefiu, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje është bërë e ditur se numri i rasteve pozitive me SARS-CoV-2 në komunën e Gjilanit ka shënuar rënie, përderisa është bërë e ditur se nga 7397 teste, 2927 kanë rezultuar pozitiv, 2609 janë shëruar, 86 të vdekur.

Gjithashtu është theksuar se 232 raste me COVID-19 janë ende aktive, 55 pacientë janë të hospitalizim dhe 80 mostra janë marrë për testim, rezultatet e të cilave janë në pritje.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar se në Komunën e Gjilanit janë shënuar 22 raste pozitive me coronavirus, ndërsa janë shënuar tre vdekje si pasojë e infeksionit. Koronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes.

Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar. Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.

/Gazeta Sinjali/