image Kishte falsifikuar testet për COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

Siguri

Kishte falsifikuar testet për COVID-19, arrestohet një person në Prishtinë

news image

Një person është arrestuar të premten në Prishtinë pasi që dyshohet se ka falsifikuar teste për COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë bëjnë të ditur se pronari i një laboratori që kryen teste për COVID-19, ka raportuar se një person tjetër është duke keqpërdorur emrin e laboratorit të tij për falsifikim të tyre.

Sipas burimeve të njëjta, lidhur me rastin, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/