image Zyrtarja e lartë amerikane tregon pse ShBA vendosi t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në Samit

Politikë

Zyrtarja e lartë amerikane tregon pse ShBA vendosi t’i ftojë Kosovën dhe Serbinë në Samit

news image

Nënsekretarja amerikane për Siguri Civile, Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut, Uzra Zeya, ka thënë se ShBA ka zgjeruar listën e vendeve të ftuara në Samitin për Demokraci që do të mirëpritet nga presidenti amerikan, Joe Biden, më 9 dhe 10 dhjetor.

Sipas saj, ftesa për Kosovën dhe Serbinë janë dërguar si refleksion i dëshirës së Washingtonit që të ketë përfshirje më të gjerë, raporton Tanjug.

“Thirrjet tona shtesë reflektojnë dëshirën e ShBA-së që të gjithë të bëhen bashkë dhe të punojnë bashkë me këto qeveri dhe vendet partnere. Si vend i përkushtuar për ideale demokratike, ne duam të shohim angazhimin demokratik të këtyre vendeve ndër vite, të veprimit me synim të rivendosjes së demokracisë globale”, tha Zeya.

Opozita dhe njohës të çështjeve politike vlerësuan se mosftesa për Kosovën ishte shenjë e ftohjes së raporteve të Kosovës me ShBA-në./Gazeta Sinjali/