image Zyrtarizohet marrëveshja, patentë-shoferët e Kosovës njihen në Gjermani

Diasporë

Zyrtarizohet marrëveshja, patentë-shoferët e Kosovës njihen në Gjermani

news image

Gjatë ditës së sotme është finalizuar marrëveshje për njohjen reciproke për patentë shoferëve mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Marrëveshja është zyrtarizuar në Gjermani nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe sekretari Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, Oliver Luksic.

Sveçla përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Sot kam nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve me Republikën Federale të Gjermanisë. Me kënaqësi e kam pranuar ftesën nga Z. Oliver Luksic, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës Digjitale, duke pasur parasysh që ky është një nga proceset më të rëndësishme por edhe lehtësuese për mërgatën tonë”.

Sveçla ka thënë se është obligim i shtetit që të lehtësohet jeta e mërgimtarëve në vendet ku veprojnë.

Mund të jetë një imazh i 1 person

“Mërgata jonë ka dhënë shumë për vendin tonë por edhe në shtetet ku ata jetojnë. Lehtësimi i jetës dhe veprimtarisë së mërgatës sonë është para se gjithash obligim i yni, i cili duhet arritur bashkë me aleatët tanë, në të gjitha vendet ku ata veprojnë”.

Ministri i Brendshëm megjithatë ka shprehur dyshime se mund të dalin sfida gjatë zbatimit të kësaj marrëveshje.

Sveçla ka thënë se ambasada e Kosovës në Berlin dhe misionet konsullore do të ndihmojnë qytetarët për procedurat e konvertimit të patën shoferëve.

/GazetaSinjali/