image Britania, Franca dhe Gjermania dënojnë sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Botë

Britania, Franca dhe Gjermania dënojnë sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

news image

Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë dënuar ashpër sulmet e Iranit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit, si dhe veprimet e raportuara në Bahrejn, Oman dhe Jordani.

Në një deklaratë të përbashkët, tri shtetet evropiane i kanë cilësuar sulmet si “të pamatura” dhe kanë kërkuar rikthimin sa më të shpejtë dhe të plotë të transportit detar në këtë rrugë strategjike ujore.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin ndërkombëtar të energjisë, ndërsa përshkallëzimi i tensioneve ka ngritur shqetësime për sigurinë e anijeve tregtare dhe stabilitetin rajonal.

Ndërkohë, ushtria amerikane ka njoftuar se ka kryer një valë sulmesh në përgjigje të goditjeve iraniane ndaj anijeve tregtare.

Nga ana tjetër, Irani ka deklaruar se është kundërpërgjigjur duke sulmuar baza ushtarake amerikane në Kuvajt, Jordani dhe Bahrejn.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/