image Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar në Gjermani, dërgohet me urgjencë në spital

Evropë

Qeni kafshon në fytyrë një fëmijë trevjeçar në Gjermani, dërgohet me urgjencë në spital

news image

Një fëmijë trevjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u kafshua në fytyrë nga një qen i racës Dachshund në Hamburg të Gjermanisë.

Sipas raportimit të BILD, ngjarja ka ndodhur në një shtëpi në pjesën perëndimore të Hamburgut, derisa fëmija po luante me qenin, i cili ndodhej në shportën e tij.

Në një moment, qeni e sulmoi trevjeçarin, duke i shkaktuar lëndime serioze në anën e djathtë të fytyrës dhe në syrin e djathtë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendin e ngjarjes intervenuan policia, ekipet e ndihmës së shpejtë dhe një mjek urgjence, të cilët i ofruan ndihmën e parë fëmijës.

Më pas ai u transportua me autoambulancë në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf (UKE), ku po trajtohet në repartin e pediatrisë.

Sipas mediave gjermane, trevjeçari bërtiste nga dhimbjet gjatë transportimit për në spital.

Në momentin e incidentit në shtëpi ndodhej edhe nëna e fëmijës, e cila, sipas raportimeve, pësoi gjendje shoku pas sulmit.

Në portën e kopshtit të shtëpisë ishte vendosur një tabelë paralajmëruese me mbishkrimin “Kujdes Qeni kafshon”, ndërsa raportohet se pronari mban disa qen, megjithatë autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/