image Zyrtarizohet bonusi i Qeverisë: Mbi 1.9 milion euro për Kombëtaren e Shqipërisë

Futboll

Zyrtarizohet bonusi i Qeverisë: Mbi 1.9 milion euro për Kombëtaren e Shqipërisë

news image

Qeveria Shqiptare ka akorduar një fond prej 200 milionë lekësh [mbi 1.9 milion euro] për Ekipin Kombëtar të Futbollit.

Në fletoren zyrtare është pasqyruar këtë të hënë një akt i ri normative, që tregon akordimin e shumës së përmendur për Kombëtaren e Shqipërisë, pas arritjes së kualifikimit në kampionatit europian.

“Fondi prej 200 milionë lekësh në programin “Zhvillimi i sportit”, të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, përdoret për mbështetjen e Ekipit Kombëtar të Futbollit në kuadër të UEFA EURO 2024, sipas përcaktimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave”, shkruhet në fletoren zyrtare.

Presidenti ka dekretuar vendimin e Këshillit të Ministrave për këtë fond, që tashmë mbetet për tu parë se si do ti shërbejë Kombëtares së Shqipërisë. Ekipi kombëtar arriti që të zinte vendin e parë në grupin E në kualifikueset e kampionati evropian, duke lënë pas Çekinë, Poloninë, Moldavinë dhe Ishujt Faroe.

Kuqezinjtë do të luajnë verën e ardhshme me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë në fazën e grupeve të europianit që do të luhet në Gjermani. /SS

/GazetaSinjaliSport/