image A ka presion, përgjigjet Gliha: Kam provuar të gjejë zgjidhje për çfarëdo problemi që kishim

Futboll

A ka presion, përgjigjet Gliha: Kam provuar të gjejë zgjidhje për çfarëdo problemi që kishim

news image

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Primozh Gliha e ka quajtur ndeshje të vështirë përballjen me Bjellorusinë.

Gliha, me tjerash potencoi se do të luajnë vetëm ata që janë më të mirët.

“Nuk kom presion dhe ndjehem mirë duke e drejtuar mirë ekipin, kemi luajtur pa disa lojtarë kyç ndaj Zvicrës, kemi luajtur për fitore”, ka deklaruar Gliha.

“Dua të them se Kosova nuk është një ekip i vogël, kam provuar që të gjejë zgjidhje për çfarëdo problemi që kishim – sot me futbollistët e kemi shikuar ndeshjen me Zvicrën, kemi provuar që të gjejmë gabimet, që këto gabime mos ti përsërisim nesër”.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë nesër ndaj Bjellorusisë. Gjërat janë të qarta, luan kush është i miri, këtë e kemi dëshmuar. Secila ndeshje e ekipit kombëtar është e rëndësishme, nuk ka kalkulime me ekipin kombëtar, do të luajnë ata që e meritojnë dhe që janë më të mirën në formën e duhur”, vazhdoi ai.

Ai gjithashtu vuri në pah se qëkur mori detyrën tha se ka jetuar në Kosovë.

Përndrsyshe, Kosova ndeshjen e fundit në ciklin kualifikues e zhvillon nesër ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/GazetaSinjaliSport/