image Kjo është CV e trajnerit Moreno, me të cilin FFK po negocion në Stamboll për ta sjellë te Kombëtarja e Kosovës

Futboll

Kjo është CV e trajnerit Moreno, me të cilin FFK po negocion në Stamboll për ta sjellë te Kombëtarja e Kosovës

news image

Kombëtarja e Kosovës është në kërkim të një trajneri të ri, pasi ndau rrugët me Primoz Glihan pas përfundimit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Robert Moreno është një nga trajnerët e lidhur me stolin e trajnerit te “Dardanët”.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka udhëtuar këtë të hënë drejt Stambollit për të diskutuar me spanjollin rreth arritjes së një marrëveshjeje.

Por, kush është Robert Moreno?

46-vjeçari është i papunë që nga marsi i vitit të kaluar, kur u largua nga Granada. Më herët ka qenë trajner edhe te Monaco.

Moreno ka udhëhequr edhe me Kombëtaren e Spanjës. Te “Stuhia e Kuqe” ai ka punuar edhe si ndihmës-trajner gjithashtu.

Para se të niste me punën e trajnerit, Moreno si ndihmës-trajner ka punuar edhe te Roma, Barcelona dhe Celta Vigo.

La Florida, PB Collblanc, Hospitalet, Marianao Poblet, Castelldefels dhe Damm janë klubet ku ai ka punuar me grupmosha të reja. 

/GazetaSinjaliSport/