image A do të jetë ndeshja e nesërme e fundit te Kosova? Gliha jep këtë përgjigje

Futboll

A do të jetë ndeshja e nesërme e fundit te Kosova? Gliha jep këtë përgjigje

news image

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, nuk ka preferuar të flasë rreth të ardhmes së tij.

“Dardanët” do të zhvillojnë nesër mbrëma (e martë) ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Gliha tha se nuk e di nëse kjo do të jetë ndeshja e fundit e tij në krye të shtabit teknik.

“Nuk e di dhe as nuk po mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, tha trajneri slloven në konferencën për media.

/GazetaSinjaliSport/