image Zyrtari policor shpërfill vendimin e qeverisë, pa maskë në stacionin e autobusëve

Kosovë

Zyrtari policor shpërfill vendimin e qeverisë, pa maskë në stacionin e autobusëve

news image

Njëra ndër masat kryesore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit është bartja e maskës, në të kundërtën ata që nuk e respektojnë këtë vendim, gjobiten nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Por në një video të dërguar nga një sinjalizues, shihet një zyrtar policor i cili nuk po e bartte maskën. Sipas përshkrimit, kjo video është realizuar në stacionin e autobusëve në Prishtinë.

Gazeta Sinjali kishte raportuar edhe më parë për mosrespektim të masave kundër përhapjes së koronavirusit nga ana e zyrtarëve policorë, pikërisht ata të cilët janë të thirrur të monitorojnë respektimin e tyre../Gazeta Sinjali/