image Zyrtari policor e shkel këmbësoren në Istog, kjo është gjendja e saj

Siguri

Zyrtari policor e shkel këmbësoren në Istog, kjo është gjendja e saj

news image

Ka ndodhur dje një aksident trafiku në fshatin Kavrogë të Istogut rreth orës 13:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Një person gjatë vozitjes, nga pakujdesia ka goditur një femër e cila është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Sinjali mëson se vozitësi që e goditi këmbësoren është një zyrtar policor.

Ndërsa sipas burimeve brenda Spitalit të Pejës, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

/Gazeta Sinjali/