image Vetaksident në Gurrakoc, një person lëndohet

Siguri

Vetaksident në Gurrakoc, një person lëndohet

news image

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Sipas Policisë, rreth orës 11:20 një veturë ka dalë nga kontrolli dhe është përplasur në një shtyllë elektrike.

Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 11:20 policia ka pranuar informatën se në fshatin Gurrakoc ka ndodhur një vetaksident. Një veturë e ka goditur shtyllën elektrike, me ç’rast një person ka pësuar lëndime trupore. Është dërguar për trajtim në Emergjencë”, tha Gashi.

Nga pamjet e siguruara nga mediumi lokal, Istogu Sot shihet vetura ka goditur shtyllën elektrike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe hetuesit e aksidenteve, të cilët po hetojnë rrethanat që çuan deri te aksidenti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/