image Zyrtari i PDK-së i reagon Haskukës, pasi tha se pritjet e qytetarëve nga Qeveria Kurti janë jo reale

Kosovë

Reagim/ Zyrtari i PDK-së i reagon Haskukës, pasi tha se pritjet e qytetarëve nga Qeveria Kurti janë jo reale

news image

Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi e ka quajtur të turpshme deklaratën e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje i cili ka thënë se pritjet e qytetarëve nga qeveria Kurti janë shumë të larta, madje sipas tij, disa prej tyre janë joreale, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjoshi në një postim në Facebook e ka quajtur mashtrues Haskukën dhe zyrtarët e tjerë të VV-së të cilët u kanë premtuar shpresë njerëzve të këtij vendi.

“Këta që mashtruan njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk kanë fije turpi dhe publikisht i qortojnë dhe akuzojnë se nuk janë real në pritjet e tyre. Edhe sikur t’i mbyllim sytë për premtimet mashtruese ekonomike, këta mashtrues u kanë premtuar njerëzve të këtij vendi shpresë. A ka më rëndë se tu thuash sot njerëzve se shpresa jote është joreale?”, ka shkruar Gjoshi i PDK-së./GazetaSinjali/