image Krasniqi takon ambasadorët e BE-së: PDK do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës

Politikë

Krasniqi takon ambasadorët e BE-së: PDK do të luajë rol konstruktiv në sfidat e Kosovës

news image

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomas Szunyog, ambasadorin e Francës Olivier Guerot, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, ku kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se PDK-ja do të luajë rolin konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

“Ambasadorët europianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luajë rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/