image Haskuka thotë se Qeveria Kurti nuk mund të zgjidh problemet për 4 vjet

Kosovë

Deklaratë/ Haskuka thotë se Qeveria Kurti nuk mund të zgjidh problemet për 4 vjet

news image

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se problemet që janë në Kosovë nuk mund të zgjidhen brenda 3 apo 4 viteve, sipas tij janë probleme për të cilat nevojitet një investim ose një punë shumë më e gjatë, minimumi duhen 8 vite.

“Unë mendoj që problemet që janë në Kosovë nuk mund të zgjidhen brenda tri, katër viteve, janë probleme të cilat nevojitet një investim ose një punë shumë më e gjatë në shumë pika, si për shembull arsimi, për rregullimin e sistemit arsimor minimumi duhen 8 vite’’, është shprehur Haskuka.

Kreu i Prizrenit ka deklaruar se problemet nuk mund të rregullohen brenda një mandati, por potencon se vullneti në Qeverinë Kurti ekziston për të bërë Kosovën një vend më të mirë.

Haskuka thotë se për dallim nga të gjitha qeveritë e kaluara, qeveria Kurti i ka të qarta prioritetet dhe se qytetarët do të kenë mundësi të kërkojnë llogari për secilën punë.

Gjithashtu, Haskuka ka theksuar se pritja e qytetarëve është shumë e lartë, e madje disa prej tyre janë jo reale.

‘’Mendoj që vetëm ky fakt që i kemi prioritetet, e kemi programin qeverisës, i kemi afatet kohore të cilat janë aty, jep një transparencë dhe llogaridhënie për punën që do të bëhet. Pritjet janë shumë të larta, mendoj që disa janë jo reale disa pritje, por sidoqoftë do të kemi një ndryshim pozitiv”,  ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/