Sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Serbi, Nemanja Staroviq, ka folur pas deklaratave të presidentit serb Vuçiq se “nëntë shtete tjera kishin tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës”.
Staroviqi ka shpërndarë një hartë ku pretendohet të paraqiten shtetet që nuk e kanë njohur apo e kanë ç’njohur Kosovën me ngjyrë të kaltër dhe ato që e kanë njohur Kosovën me ngjyrë të kuqe.
“Hartë e madhe.” – ka shkruar Staroviq në profilin e tij në Twitter.
“Bota po bëhet e kaltër, ditë pas dite,” – ka vazhduar ai. “Meselja e kësaj është që kur shpallni njëanëshëm pavarësinë si Kosova, procesi i njohjeve është i lëkundshëm dhe i kthyeshëm. Shumë falënderime për jo-njohësit dhe tërheqësit e njohjeve. Ligji ndërkombëtar do të mbizotërojë!”, ka shkruar ai.
Mes nëntë shteteve të reja që Vuçiq tha se e kanë çnjohur Pavarësinë e Kosovës është edhe Gaboni, por edhe Somalia, Maldivet, Burkina Faso, Estwatini, Guinea, Antigua dhe Barbuda dhe Saint Lucia.