image Zyrtari i Komunës së Prishtinës ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

Kosovë

Drejtësi/ Zyrtari i Komunës së Prishtinës ftohet si i dyshuar nga Gjykata Speciale

news image

Gjykata Speciale e ka ftuar për intervistim drejtorin e Pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj.

Mehmetaj është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, transmeton Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Mehmetaj ka thënë se kjo ftesë nuk është “punë e madhe”, si dhe që do t’i përgjigjet anipse mendon se është e padrejtë dhe e njëanshme.

Shkrimi i plotë i Brahim Mehmetajt në Facebook:

https://www.facebook.com/bimi.mehmetaj/posts/2543425695893899

/Gazeta Sinjali/