image Zyrtari i Këshillit Gjyqësor pi cigare gjatë vozitjes (VIDEO)

Sinjalizime

Zyrtari i Këshillit Gjyqësor pi cigare gjatë vozitjes (VIDEO)

news image

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali po vazhdojnë të raportojnë shkeljet e rregullave të komunikacionit nga shoferët e pandërgjegjshëm. E jo rrallëherë ata që po shkelin rregullat janë zyrtarët shtetërorë.

Një rast i tillë është kapur sot nga kamera e një sinjalizuesi në orën 09:01, te “Rrethi i Spitalit”, në Prishtinë.

Në video shihet zyrtari i cili po voziste veturën zyrtare të Këshillit Gjyqësor të Kosovës me targa 4Z – 278 – 02, duke konsumuar cigare dhe duke mbajtur timonin me vetëm një dorë.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/