image Zyrtarët policorë "shënjestër" e kërcënimeve

Siguri

Zyrtarët policorë “shënjestër” e kërcënimeve

news image

Përkundër faktit se zyrtarët policorë janë ata të cilët për çfarëdo rreziku që na kanoset, gjithmonë na dalin të parët në ndihmë, mirëpo gjatë ditës së djeshme ishin ata që duhej të kërkonin ndihmë për shkak të kërcënimeve të pranuara nga persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Ditën që lamë pas në dy qytete të Kosovës, atë të Prizrenit dhe Gjilanit, dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë raportuar se përmes rrjeteve sociale kanë pranuar mesazhe kërcënuese nga dy burra të panjohur për ta.

Gazeta Sinjali mëson se lidhur me rastin nuk ka të arrestuar dhe rasti po vazhdon të hetohet.

/Gazeta Sinjali/