image Zyrtare: Zbret çmimi i madh i BBVK2, nga 200 mijë bie në 190 mijë euro

Bota e Yjeve

Zyrtare: Zbret çmimi i madh i BBVK2, nga 200 mijë bie në 190 mijë euro

news image

Ashtu siç edhe u paralajmërua, sonte në prime është bërë publik njëri nga vendimet e radhës të “Vëllait të Madh”.

Big Brother lajmëroi se edhe nëse realizohen të gjitha sfidat deri në finalen e madhe, çmimi i madh nuk mund të bëhet më 200 mijë euro.

Ky dënim vjen pasi Edona dështoi ta përmbush misionin duke i dhënë vetëm komplimente Albës e Blerandos, për t’ia shtuar 10 mijë euro çmimit të madh.

“Edona të kam përcjellë me kujdes në sfidën që të kam dhënë të premten, fatkeqësisht s’ia ke dal me sukses, siç u pa edhe në klip. Ti nuk i shton 10 mijë euro çmimit të madh. 10 mijë euro humbni në tërësi, duke bërë që shifra maksimale që mund ta kapni deri në fund të rrugëtimit përmes sfidave, të jetë 190 mijë euro”, tha “Vëllai i Madh”.

/GazetaSinjali/