Arsenal ka konfirmuar ndërprerjen e kontratës së sulmuesit Willian me marrëveshje të dyanshme.
Braziliani assesi nuk e gjeti formën te Arsenal pas transferimit nga Chelsea në edicionin 202021, ku bëri 38 paraqitje.
“Ai kishte dy vite në kontratë por duke ndjekur diskutimet e fundit me të dhe skuadrën, do largohet për një mundësi tjetër te Corinthains në Brazil, aty ku nisi karrierën”, shkruhet në komunikatë.
Best of luck at @Corinthians, @willianborges88 ????
— Arsenal (@Arsenal) August 30, 2021
Willian nesër pritet ta kompletojë testet mjekësore te skuadra e re. /Gazeta Sinjali Sporti/