UEFA e ka dënuar kombëtaren e Bullgarisë që t’i luajë dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 75 mijë eurosh, pas incidenteve raciste gjatë ndeshjes mes tyre në fillim të këtij muaji, transmeton Gazeta Sinjali.
Tifozët bullgarë kishin shfrenuar ‘armiqësinë’ duke brohoritur kore raciste në ndeshjen kundër anglezëve, në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Evropianin e vitit të ardhshëm.
Kryeministri britanik, Boris Johnson ishte në mesin e atyre që kërkuan sanksione nga organi drejtues i futbollit evropian, UEFA, pas incidenteve në Sofje gjatë fitores 6:0 të Anglisë që reazultoi me ndalje loje dy herë, pasi tifozët krijuam zhurmë majmunësh në drejtim të lojtarëve anglezë Tyrone Mings, Rahem Sterlind dhe Marcus Rashford.
UEFA konfirmoi se kontrolli, etika dhe organi i tij disiplinor kishin zgjedhur të shqiptojnë një ndalim të tifozëve në stadium për dy ndeshje, duke urdhëruar Unionin e Futbollit në Bullgari të paguajë një gjobë prej 75,000 €.
Sanksioni do të thotë që ndeshja kualifikuese e Bullgarisë kundër Çekisë më 17 nëntor do të luhet pa tifozë ndërsa bullgarët do të detyrohen të shfaqin një pankartë të UEFA-s me fjalët “Jo racizmit”.
Përveç Bullgarisë, në grupin A me Kosovën është edhe Anglia, Çekia dhe Mali i Zi. /Gazeta Sinjali/