image Zyrtare: Tottenham prezanton portierin e ri

Futboll

Zyrtare: Tottenham prezanton portierin e ri

news image

Tottenhami ka prezantuar futbollistin më të ri, shkruan Sinjali Sport.

Spurs kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale marrëveshjen që e kanë arritur me portierin Pierluigie Gollini.

Gollini i bashkohet skuadrës angleze nga Atalanta në formë huazimi deri në vitin 2022.

Gardiani italian nëse i bën mbi 20 paraqitje me londinezët do të detyrohet të blihet nga Spurs, duke i parë kushtet që janë caktuar në marrëveshje. /Gazeta Sinjali Sporti/