image Bayern dorëzon ofertën e dytë drejt Tottenhamit për Kane

Futboll

Bayern dorëzon ofertën e dytë drejt Tottenhamit për Kane

news image

Bayern po e dëshiron me ngulm sulmuesin anglez, Harry Kane në Allianz Arena.

‘Bavarezët’ raportohet se kanë dorëzuar ofertën e dytë drejt klubit anglez, për ta bindur ta lirojnë anlgezin në Gjermani.

Oferta e parë e refuzuar ishte në regjionin e 70 milionë eurove plus shtesave.

Ndërkohë oferta e dytë – e konfirmuar nga mediat gjermane, është 80 milionë euro, plus shtesa.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, edhe këtë ofertë Tottenham pritet që ta refuzojë pasi ata nuk e dëshirojnë largimin e sulmuesit.

/GazetaSinjaliSport/