Tottenham Hotspur ka konfirmuar nënshkrimin prej 60 milionë funtesh të sulmuesit të Evertonit, Richarlison, me brazilianin që ra dakord për një kontratë pesëvjeçare.
25-vjeçari bëhet nënshkrimi i katërt i verës i Antonio Contes, pasi tashmë ka marrë lojtarë si Ivan Perisic, Fraser Forster dhe Yves Bissouma.
Spurs do t’i paguajnë Evertonit 50 milionë funte të garantuara, me një shtesë prej 10 milionë funtesh, duke e çuar shpenzimin total në rreth 60 milionë funte.
Braziliani pritet të jetë një forcë e shtuar e Spurs për sezonin e ardhshëm, me lojtarë të tjerë si Kane, Son e Kulusevski.
Ai ka bërë 152 paraqitje për Evertonin që kur u bashkua nga Watford në vitin 2018 për 40 milionë funte, duke shënuar 53 gola.