image Zyrtare: Toby Alderwireld largohet nga Tottenham

Futboll

Zyrtare: Toby Alderwireld largohet nga Tottenham

news image

Skuadra angleze, Tottenham Hotspur ka bërë të ditur që mbrojtësi Toby Alderwireld nuk do të jetë më pjesë e skuadrës.

Alderweireld do të vazhdojë karrierën në skuadrën nga Katari, Al-Duhail, pas arritjes së marrëveshjes për transferimin e tij.

32-vjeçari bëri 236 paraqitje në gjashtë vitet e tij tek “Spurs”. Ai gjithashtu ka arritur 113 ndeshje për Belgjikën, duke bërë paraqitje të mira në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian. /GazetaSinjaliSporti/