image Zyrtare: Sibel Halimi kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt

Politikë

Zyrtare: Sibel Halimi kandidate e LDK-së për kryetare të Ferizajt

news image

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka zyrtarizuar kandidaturën e Sibel Halimit, për kryetare të Ferizajt, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu u bë e ditur në një njoftim të degës së kësaj partie në Ferizaj.

“Dega e LDK-së në Ferizaj, në mbledhjen e mbajtur para pak çastesh, pas një diskutimi të frytshëm e me procedurë demokratike, unanimisht vendosi që për Kryetare të Komunës së Ferizaj, të kandidojë zonjën Sibel Halimi, anëtare e Kryesisë dhe zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Në njoftimin e kësaj dege thuhet se është nder për qytetarët që kjo parti po e kandidon një grua.

“Me intelektualen e veprimtaren Sibel Halimi do të ndryshojë qasja për pushtetin i cili me fitoren e saj do t’i kthehet qytetarëve. Është nder e respekt për ferizajasit që për herë të parë në zgjedhje lokale për Kryetare të Komunës, ndonjë parti kandidon një femër”./Gazeta Sinjali/