Për shkak të Koronavirusit, finalja e Kupës së Mbretit mes Sociedadit dhe Athletic Bilbaos është shtyrë.
Kjo finale që ishte planifikuar të luhej me 18 prill, është shtyrë për një datë të pacaktuar, transmeton Gazeta Sinjali.
Dy presidentët e klubeve dhe kryetari i federatës spanjolle janë pajtuar që ndeshja të shtyhet.
Vlen të theksojmë se për Sociedadin luan edhe futbollisti me origjinë kosovare, Adnan Januzaj./Gazeta Sinjali/