image Januzaj zëvendëson legjendën e ekipit italian?

Futboll

Januzaj zëvendëson legjendën e ekipit italian?

news image

Adnan Januzaj edhe pse konsiderohet si një futbollist me shumë peshë te Real Sociedad, sërish nuk po gjen gjuhën e përbashkët me drejtuesit për të rinovuar teksa është në vitin e fundit të kontratës dhe në verë do të jetë agjent i lirë. Në këtë pikë, është Napoli që kërkon të përfitojë.

Të kaltrit në sezonin e ardhshëm do të jenë pa legjenden e tyre, Lorenzo Insigne i cili ka vendosur të transferohet në Kanada te klubi i Toronto, teksa shohin te Januzaj lojtarin e duhur për ta zëvendësuar anësorin italian.

Në mediat belge theksohet se Napoli ka edhe një ndërmjetësues për të mbërritur te 26-vjeçari.

Fjala është për Dries Mertens i cili ka një marrëdhënie shoqërore me Januzaj nisur nga fakti se të dy janë pjesë e kombëtares së Belgjikës.

Kështu, falë edhe Mertens, Napoli kryeson garën për të pasur në organikë Januzaj teksa për të ka interes edhe nga dy klube spanjolle si Sevilla dhe Betis. /Gazeta Sinjali Sporti/