image Formacionet zyrtare Real Sociedad - Man Utd

Futboll

Formacionet zyrtare Real Sociedad – Man Utd

news image

Real Sociedad dhe Manchester United do të zhvillojnë sonte duelin e fundit të fazës grupore në Ligën e Evropës.

Klubi anglez do të udhëtojë në Spanjë për t’u ndeshur me klubin spanjoll, në kërkim të fitores dhe rrëmbimit të pozitës së parë në tabelë, shkruan Sinjali Sport.

Sociedad aktualisht është lider i tabelës me 15 pikë të mbledhura, duke i fituar të gjitha ndeshjet – përfshirë këtu edhe atë ndaj Manchester United në Old Trafford, kurse ‘Djajtë’ pozicionohen të dytit në tabelë me 12 pikë të mbledhura.

Gjersa dy skuadrat do të luftojnë kokë-më-kokë për pozitën e liderit, skuadrës spanjolle do t’i mjaftonte edhe një barazim sonte për ta siguruar pozitën e parë, kurse Unitedit i duhet të fitojë me epërsi të dy golave sonte për ta siguruar pozitën e parë.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Sociedad XI: Remiro; Gorosabel, Le Normand, Pacheco, Rico; Merino, Zubimendi, Marin; Mendez; Sorloth, Fernandez.

Man Utd XI: De Gea; Dalot, Martinez, Lindelof, Shaw; van de Beek, Casemiro, Eriksen; Fernandes; Garnacho, Ronaldo.

Dueli fillon nga ora 18:45.

/GazetaSinjaliSport/