image Mbrojtësi i Real Socidadit gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Futboll

Mbrojtësi i Real Socidadit gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

news image

Real Sociedad është në zi për shkak të vdekjes së futbollistit të tij Unai Arruabarrena.

Arruabarrena, i cili ishte lojtar i skuadrës së të rinjve të klubit spanjoll është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Lajmi për vdekjen e 22-vjeçarit u bë i ditur nga vet klubi spanjoll.

Me këtë rast klubi i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena.”-shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.

/GazetaSinjaliSporti/