Edhe zyrtarisht është ndërruar data për zhvillimin e ndeshjes më interesante në botën e futbollit, ‘El Clasico’ Barcelona – Real Madrid.
Situata jo e qetë në Kataloni ka bërë që autoritetet spanjolle të shqetësohen për mbarëvajtjen e ‘El Clasico’.
Fillimisht ishte menduar që ndeshja e parë të luhet në ‘Santiago Bernabeu’, por një gjë e tillë është mohuar nga Barcelona.
Së fundmi, sipas të gjitha raportimeve nga mediet spanjolle, është vendosur që ndeshja Barcelona – Real Madrid të shtyhet.
‘El Clasico’ e parë e këtij sezoni me gjasë do të luhet të mërkurën e 18 dhjetorit, ose më 7 dhjetor.