image Robert Berisha për Adelina Ismailin: Nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim për këtë arsye - Sinjali

Robert Berisha për Adelina Ismailin: Nuk ka mundur të dalë nga shtëpia pa sigurim për këtë arsye

news image

Këngëtari Robert Berisha është komentuar disa herë për shoqërinë e tij me atë që shquhet si diva e estradës shqiptare, Adelina Ismaili.

Historia e njohjes së dyshes me njëri-tjetrin duket se i ka fillet në fëmijërinë tyre, pasi të dy janë rritur së bashku në të njëjtën lagje dhe kanë qenë edhe në shkollë bashkë.

Këtë e tregoi vet Berisha në një intervistë të fundit në “Why Not”, ku foli në superlativ për këngëtaren e madhe.

“Komshinj, me vite të tëra, jemi rritur bashkë, kemi qenë në shkollë të muzikës bashkë, në të mesmen dhe në Akademi. Pastaj në 99-tën lufta, unë ika në Amerikë. E kam pasur shoqe shumë të mirë”, tha Berisha.

Tutje, ai u shpreh se nuk beson që një këngëtare e ditëve të sotme, mund t’i arrijë sukseset që dikur i ka arritur Ismaili.

“S’besoj që do të arrijë sot një këngëtare famën që e ka arritur kjo në vitet 90’, pa rrjete sociale. Edhe çmimet që i ka marrë Adelina Ismaili në vitet 90’, sot disa këngëtare që shprehen ‘Unë kam këtë çmim, atë çmim’ – kjo është vetëm përkohësisht. Kjo e ka marrë me vite të tëra atë çmim, ka qenë më e paguara dhe kjo s’ka mundur të dalë pa sigurim. Kjo ka qenë e izoluar në shtëpi sepse kjo ka qenë yll”, ka thënë Roberti.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin