image IHMK pezullon parashikimet e motit, kjo është arsyeja

Sociale

IHMK pezullon parashikimet e motit, kjo është arsyeja

news image

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka pezulluar parashikimet e motit për kohë të pacaktuar për shkak të kushteve të rënduara të punës si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza në afërsi dhe brenda objektit.

Në njoftim thuhet se pavarësisht kërkesave për rregullimin e këtij problemi, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Ky problem është që gati 6 muaj, por temperaturat e larta e kanë rritur koncentrimin e ndotësve dhe është bërë e padurueshme qëndrimi në vendin e punës”.

/GazetaSinjali/